Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa del nga Vatikani për ta vizituar një dyqan diskografie, merr një CD

Papa Françesku u rrit duke dëgjuar opera në radio, është fans i tangos së Argjentinës dhe mendon se Mozarti “të ngre te Zoti”.

Megjithatë, ishte e habitshme kur 85-vjeçari u pa duke dalë nga një dyqan diskografie në Romë të martën me një CD në dorë. Ai kishte bërë një vizitë të paparalajmëruar që u kap nga kamerat nga një reporter i Vatikanit.

Reporteri Javier Martinez-Brocal tha se papa kishte qëndruar brenda rreth 12 minuta duke bisedua me pronarët, raporton AP.

Më vonë ata treguan çfarë kishte ndodhur: Rezulton se ish-kardinali Jorge Mario Bergoglio ishte klient aty dhe gjatë vizitave në Romë u kishte premtuar se do të shkonte për vizitë.

Papa Françesku nuk bleu diçka. Por, pronarët e dyqanit ia dhanë një CD me muzikë klasike.