Me mijëra pelegrinë po vazhdojnë t'i bëjnë nderimet e fundit Papa Françeskut, teksa arkivoli i tij vazhdon të qëndrojë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Pavarësisht njoftimeve të mëparshme, bazilika është mbyllur për vetëm një orë gjatë natës për pastrim, për të krijuar kushte për lejmin e më shumë vizitave para të premtes mbrëma, raporton The Guardian.
Deri në kohën e drekës të së enjtes, më shumë se 60,000 njerëz kanë qëndruar në radhë për orë të tëra në Sheshin e Shën Pjetrit për të hyrë në Bazilikë dhe për të parë trupin e pajetë të Papa Françeskut, i cili është vendosur në një arkivol të hapur.
Vatikani gjithashtu ka konfirmuar të enjten se publiku do të jetë në gjendje të vizitojë varrin e Papa Françeskut në bazilikën romake të Santa Maria Maggiore "që në mëngjesin e së dielës", pas funeralit të tij të shtunën.
Papa ka vdekur mëngjesin e së hënës, në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi që kishte çuar në dështim të zemrës.
Edhe
Rreth 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut
Në fillim të këtij viti, ai kishte qëndruar për 38 ditë në një spital në Romë, për shkak të diagnostikimit me pneumoni të dyfishtë.
Papa Françesku ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, dhe i pari Papë nga Amerika Latine.