Policia italiane ka ndaluar atë që besohet se është një nga shkelëset më të vjetra të trafikut të të gjitha kohërave, e cila drejtonte veturën me patentë shoferi të skaduar dhe dokumentet e saj personale tregonin se ishte 103 vjeç.
Një pensioniste e lindur në vitin 1920 po ngiste veturën në mes të natës në qendër të qytetit të vogël italian të Bondenos në veri të vendit, njoftuan autoritetet lokale të martën.
Ajo tërhoqi vëmendjen sepse po ngiste shumë shpejt rreth orës një pas mesnate dhe kishte vozitur nëpër të njëjtat rrugë disa herë.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia konstatoi se 103-vjeçares i kishte skaduar patenta e shoferit para dy vjetësh dhe ajo nuk kishte as dokument sigurimi të veturës. Për shkak të këtyre shkeljeve, vetura është konfiskuar.
Policia më pas e çoi 103-vjeçaren në shtëpi.
Edhe
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
Kur e pyetën se ku po shkonte, ajo u përgjigj se do të shkonte për të vizituar miqtë që jetojnë jashtë qytetit.
Bondeno është një qytet i vogël në rajonin Emilia-Romagna me rreth 15 mijë banorë.