Temperaturat e ulëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vështirësuar jetesën e banorëve.
Një qytetar nga Texasi publikoi në rrjete sociale pamje të autolarjeje që ishte ngrirë plotësisht nga të ftohtit, derisa brenda në kabinën e larjes gjendej vetura.
Pamjet u bënë virale në mediat online, derisa shumë qytetarë u shprehën të shqetësuar për gjendjen.
Tash e sa javë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me mot të ftohtë e temperatura shumë të ftohta. Bora e madhe ka bllokuar disa lokacione.