Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Temperaturat e larta në SHBA, ariu freskohet në pishinë

Një ari është parë duke u larë në një pishinë shtëpie në Kaliforni, SHBA, shkruan BBC.

Vapa ekstreme ka goditur disa pjesë të SHBA-së, me temperatura që thyen rekorde në të gjitha shtetet.

Departamenti i Policisë së Burbank postoi pamjet në mediat sociale të ariut duke u larë dhe duke i shpëtuar nxehtësisë, përpara se të ngjitej mbi një mur e më pas në një pemë.