Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ajri i ftohtë nga Arktiku ngrin SHBA-në

Të paktën një person është lënduar kur humbi kontrollin e automjetit të tij që është përplasur me pastruesin e borës në New York në ditët kur shumë shtete amerikane po përballen me mot ekstrem.

Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje ngasësve që të kenë kujdes shkaku i kushteve të vështira në rrugë.

Gjendje emergjente ka deklaruar Philadelphia. Zyrtarët e qytetit kanë thënë se do të bjerë borë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe pritet të ketë vështirësi të mëdha në komunikacion.

Meteorologët kanë njoftuar se i ftohti i madh ka ardhur nga Arktiku dhe si pasojë jugu dhe lindja e SHBA-së do të përballen me borë.

Artikuj të ngjashëm