Kuriozitet

Në Zvicër lopët evakuohen me helikopter

Në Zvicrën lopët evakuohen me helikopter

Foto: Associated Press

Një numër i madh lopësh janë evakuuar për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut dhe shembjet e shkëmbinjve në fshatin malor të Zvicrës, Blatten.

Siç raporton AP, lopët janë evakuuar me mjete transporti, në këmbë dhe madje edhe me helikopter.

Blatten, fshat me rreth 300 banorë në alpin e jugut në Zvicër, ndodhet në rrezik për ortek të mundshëm shkëmbor, gjë për të cilën janë shprehur të shqetësuar gjeologët.

Banorët u evakuan një javë më herët për arsye sigurie.

Rrëshqitja masive mund të godasë fshatin dhe ta shkatërrojë atë plotësisht.

Blatten ndodhet në një lartësi prej 1,540 metrash. Fshati është tërësisht i zbrazët prej disa ditësh dhe nuk ka më turistë.

Akullnaja Birch është nën vëzhgim që nga vitet 1990, dhe sipas autoriteteve lokale, shkaku i rrezikut aktual mund të jetë shkrirja e pritshme e dëborës në lartësi mbi 2,500 metra.

VIDEO: