Rreth kampit stërvitor të Përfaqësueses së Zvicrës është paralajmëruar se mund të jetë i rrethuar vendi me gjarpërinj.
Kjo ka ngritur shqetësim te futbollistët por edhe te shtabi teknik.
Zvicra ka udhëtuar drejt San Diegos për t’u përgatitur për Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ekipi përfaqësueses së Zvicrës është vënë në gatishmëri pasi pranë bazës stërvitore është identifikuar një zonë gjarpërinjsh, duke krijuar një shqetësim në prag të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Katarit, më 13 qershor.
Zvicra i zhvilloi dy miqësore para fillimit të Botërorit. Më 31 maj fitoi 4:1 ndaj Jordanisë, kurse më 6 qershor barazoi 1:1 me Australinë.
Zvicra është në Grupin B së bashku edhe me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kanadanë.