Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Orteku i akullit zhduk një fshat zviceran

orteku

Fshati zviceran, Blatten, është shkatërruar pjesërisht pasi një ortek akulli ka rënë mbi të.

Edhe pse fshati ishte evakuuar disa ditë më parë për shkak të frikës nga akulli, një person është raportuar i zhdukur dhe shumë shtëpi janë bërë rrafsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Blattenit, Matthias Bellwald, ka thënë se “e paimagjinueshmja ka ndodhur”, por ka premtuar se fshati do të ketë të ardhme, shkroi BBC. 

Autoritetet lokale kanë kërkuar mbështetje nga njësia e Ushtrisë zvicerane për ndihmë.

300 banorët e fshatit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre më 19 maj pasi gjeologët që monitoronin zonën paralajmëruan se akulli ishte i paqëndrueshëm.