Kina ka shpalosur një prototip të trenit të shpejtë “Maglev”, që është në gjendje të ecën deri në shpejtësinë prej 620 kilometrash për orë.
Treni ka fuqi të madhe përçuese sa që e bën të duket sikur “noton” në binarët e trenit.
Treni i gjatë 21-metra u zbulua para mediave në provincën Sichuan. Ai u krijua nga Universiteti i Jiatongut. Hulumtuesit nga ky universitet krijuan edhe një shteg 165-metërsh për të demonstruar funksionimin e trenit, shkruan CNN.
Profesori He Chuan u ka thënë gazetarëve se treni do të jetë në funksion brenda 3-10 vjetësh.
Kina është shtëpia e rrjetit më të gjatë të hekurudhave në botë, me më shumë se 37 mijë kilometra shtrirje.
Treni i parë i shpejtë, “Maglev”, nisi operimin më 2003. Ai arriti shpejtësinë deri 431 kilometra për orë.
-
“Rrufeja kineze” që sfidon kufijtë e shpejtësisë
-
Kina befason botën, treni me shpejtësi 600 km/h realizon udhëtimin e parë
-
Kina prezanton internetin më të shpejtë në botë, 150 filma mund të dërgohen për një sekondë
-
Një i vdekur dhe tetë të lënduar pasi treni del nga shinat në Kinë
-
Treni, që mund të arrijë shpejtësi 965 km/h, e kryen udhëtimin e parë me pasagjerë