Lai Chi-wai është bërë personi i parë në Hong Kong, që ndonëse në karrocë të invalidëve, ka arritur të ngjitet 250 metra në një rrokaqiell, shkruan agjencia Reuters.
Ai ka arritur të ngjitet duke e tërhequr veten me litar për më tepër se dhjetë orë. Këtë tentim e bëri ai për të mbledhur para për personat që kanë pësuar lëndime të shtyllës kurrizore.
37-vjeçari, i cili kishte pësuar aksident trafiku para dhjetë vjetëve dhe si pasojë ka mbetur i parazuar nga beli e poshtë, nuk arriti që të ngjitet në majën e Kullës Nina 300 metra të lartë që gjendet në Kowloon.
“Ishte mjaft e frikshme. Duke u ngjitur në mal, unë mund të mbahem në shkëmbinj apo vrimat që gjenden në to, por me xhama gjithandej, kësaj radhe mund të mbështetesha vetëm te litari”, ka thënë Lai.
Në këtë ngjarje u mblodhën 670 mijë dollarë.
Lai, para vitit 2011, ishte kampion i katëfishtë i Azisë në ngjitje në shkëmbinj dhe në një moment ishte i teti në botë.