Alain Robert i njohur si “Spidermani” i Francës ka shënuar ditëlindjen e tij të 60-të duke u ngjitur në një rrokaqiell 48-katësh në Paris, pa përdorur pajisje mbrojtëse, shkruan BBC.
Ai i është ngjitur të shtunën në “Tour TotalEnergies” duke mos përdorur fare litarë. Ai u ngjit në lartësi 179 metra.
“Dua t’i dërgojë mesazh njerëzve të jesh 60-vjeçar nuk do të thotë asgjë. Mund ende të merresh me sport, të jesh aktiv e të bësh gjëra të mrekullueshme”, ka thënë Robert.
Pasi arriti në majë ai është arrestuar.
Koha e ngjitjes së tij ishte për 60 minuta.
Edhe
“Spidermani francez” ngjit ndërtesën e lartë në Paris për t’i dhënë një mesazh Macronit
Robert njihet për ngjitje në ndërtesa të larta.
Ai ka arritur në majë edhe të “Burj Khalifas” në Dubai, që është ndërtesa më e lartë në botë.

Artikuj të ngjashëm