Alpinisti amerikan Alex Honnold ka ngjitur me sukses ndërtesën Taipei 101 pa përdorur litar, rrip sigurie apo ndonjë pajisje tjetër mbrojtëse. Ndërtesa, e cila ka 101 kate dhe është e gjatë 508 metra, është ndërtuar nga çeliku, xhami dhe betoni, dhe është e dizajnuar për t’u dukur si një bambu.
Honnold, i njohur për ngjitjen e parë të El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni pa litar, e ka përshkruar këtë arritje në Taipei si një sukses madhor. Ngjitja, e cila ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, u shty për shkak të motit, shkruan BBC.
Ngjitja u transmetua drejtpërdrejt në Netflix, me paralajmërimin se transmetimi mund të vonohej në rast të ndonjë incidenti të rrezikshëm. Honnold e përfundoi ngjitjen në një orë e 31 minuta, dhe arritjen e festoi thjesht me një fjalë: “Sick.”
Alain Robert, një francez i njohur si “Spiderman”, arriti majën e Taipei 101 në katër orë, por ai përdori litar dhe rrip sigurie.
-
Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?
-
A po ua vështirëson punën portierëve topi i Kupës së Botës?
-
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
-
Zbardhja e misterit të qëndrueshmërisë së Piramidës së Keopsit
-
Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait