Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Francezi dënohet me burgim, u ngjit në katin e nëntë të ndërtesës pa masa mbrojtëse

Një shtetas francez u dënua me shtatë ditë burgim pasi u ngjit në ballkonin e katit të nëntë një ndërtesë 55-katëshe në Melbourne, pa asnjë masë mbrojtëse, ka raportuar TheGuardian të martën.

Anthony Andolfo, 30-vjeçar, u shpall fajtor për incidentin por arsyetimin e pati se këtë s’e ka bërë për të kërkuar famë apo ndjekës në rrjetet sociale.

Andolfo u ngjit dhe tha se ka përvojë në këtë aspekt, ndërsa avokati e arsyetoi duke thënë se po i ndiqte emocionet.

“Ai s’po ndiqte famë, por emocione. Ai zgjodhi ndërtesën sepse donte të ngjitej dhe të kishte atë moment qetësie që arrihet vetëm duke u ngjitur në një lartësi të madhe...Atij i vjen keq (për këtë ndodhi)”, ka thënë avokati Haralambous.

30-vjeçari do të lirohet së shpejti nga burgu, derisa avokati shtoi se po synon të largohet sa më parë nga Australia “pasi e kishte humbur fluturimin e planifikuar derisa ishte në paraburgim”.

Frohlinger, bashkëpunëtor i Andolfos, u dënua javën e kaluar dhe u gjobit me 3000 dollarë për rolin e tij në incident.