Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Amerikën Qendrore zbulohet varri me plot ar brenda

Në kulturën e lashtë Cocla, e cila ekzistonte në Panama midis viteve 200 para Krishtit dhe 1550 pas Krishtit, elita nuk kishte pse të shqetësohej për vetminë e përjetshme. Varri i udhëheqësit Lord Cocle nga rreth 1200 vjet më parë zbulon realitet të tmerrshëm kur vdiste një udhëheqës i fuqishëm.

Në një pjesë të luginës së Rio Grandes, dëshmitë arkeologjike nga varrezat e lashta tregojnë se klasa fisnike e Cocleve nganjëherë varroseshin së bashku me gratë ose shërbëtorët e tyre të preferuar, të cilët u flijuan si pjesë e funeralit, shkruan “Science Alert”.

Varri i Lord Cocle, i cili u gjet në Parkun Arkeologjik El Cano, përmban grumbuj artifaktesh ari dhe eshtra të 31 individëve të tjerë.

Trupi i Lord Cocles u varros me fytyrë poshtë mbi trupin e gruas, gjë që ekspertët thonë se ishte traditë e zakonshme.

Gjatë viteve, arkeologët duke gërmuar varrezat e lashta të El Canos dhe një vend aty pranë të quajtur Sitio Conte kanë gjetur varre të shumta që përmbajnë më shumë se një trup. Por varrimi i Lord Cocles në El Cano rreth vitit 750 është veçanërisht luksoz.

Gjërat luksoze të gjetura në varrin e tij ndoshta kishin rëndësi shpirtërore. Janë gjetur rripa me rruaza ari, katër byzylykë, dy vathë, një vath krokodili, një gjerdan me rruaza, dy pjata ari e shumë gjëra të tjera që në atë kohë ishin luksoze.

Edhe Varri unik i zbuluar në Rumani, hap një kapitull pesë mijë vjet të vjetër Kulturë 1 muaj më parë Varri unik i zbuluar në Rumani, hap një kapitull pesë mijë vjet të vjetër
Image
Foto: Ministria e Kulturës së Panamasë

Gërmimi i vendit nuk ka përfunduar ende, që do të thotë se numri i individëve të varrosur në atë varr mund të ndryshojë.

Me analiza të mëtejshme, arkeologët shpresojnë të zbulojnë elementet kulturore, shpirtërore dhe politike të kulturës misterioze Cocle dhe mënyrat hierarkike të jetesës.

Image
Foto: Ministria e Kulturës së Panamasë