Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i paftuar që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.
Ata gjetën tigrin duke u relaksuar në shtratin e shtëpisë së tyre pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Azinë jugore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kafshën e madhe duke qëndruar në shtratin e familjes së paidentifikuar në fshatin Harmuti.
Tigri besohet të ketë ardhur nga Parku Kombëtar Kaziranga, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Një veteriner ndërhyri për të qetësuar tigrin për ta nxjerrë nga shtëpia pa u lënduar asnjë person.
Por kafsha nuk kishte nevojë për tu qetësuar pasi ishte e qetë dhe nuk përbënte rrezik.
Me vetëm 3.900 tigra në botën e egër, ata konsiderohen të rrezikuara, sipas World Wildlife Fund./oranews