India tani është shtëpia e 3,167 tigrave, 200 më shumë se katër vjet më parë, sipas vlerësimeve nga regjistrimi i fundit i tigrave.
Kryeministri Narendra Mondi publikoi raportin të dielën në një ngjarje për të shënuar 50-vjetorin e fushatës së projektit për tigra të cilin e ka përpiluar India.
India vlerësohet të ketë më shumë se 70% të tigrave të botës.
Modi tha se India “jo vetëm që e kishte shpëtuar tigrin”, por gjithashtu i dha atij “një ekosistem të madh në të cilin do të shtohej”.
Projekti u lansua në vitin 1973 nga kryeministrja e atëhershme Indira Gandhi pasi numri i këtij lloji të kafshës u bë jashtëzakonisht i ulët.
Edhe
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
Vetëm midis viteve 1875 dhe 1925, rreth 80,000 tigra u vranë në Indi, thotë një vlerësim.
Por që atëherë, një numër iniciativash qeveritare - duke përfshirë ndalimin e gjuetisë dhe lëvizjet e ndërgjegjësimit në fshatra - janë vendosur për të ruajtur tigrin, i cili është gjithashtu kafsha kombëtare e Indisë.
Ligjet u forcuan gjithashtu për ta bërë praktikisht të paligjshme vrasjen ose kapjen e kafshëve të egra edhe kur ato ishin të përfshira në situata konflikti me njerëzit.
Që nga viti 2006, ka pasur një rritje të shëndetshme të numrit të tigrave.
Sipas raportit të vitit 2022, popullsia e tigrave është rritur ndjeshëm në fushat e përmbytjeve Shivalik dhe Gangetic në veri të ndjekur nga India qendrore, ku tigrat kanë hyrë në zona të reja në shtetet e Madhya Pradesh dhe Maharashtra.
Edhe
Fillon numërimin e popullsisë vendi më i populluar në botë
Por Ghatet Perëndimore, një varg malor që shtrihet përgjatë bregut perëndimor të Indisë, tregoi një rënie të popullsisë së tigrave.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se popullsia lokale e tigrave ishte zhdukur në disa zona, duke përfshirë disa rezerva, dhe paralajmëroi se kërkoheshin “përpjekje serioze të ruajtjes” në shtetet duke përfshirë Jharkhand dhe Andhra Pradesh.