Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjarpri masiv “bllokon” banjën e një familjeje në SHBA

Banorët e një shtëpie në Karolinë të Veriut (SHBA) ftuan autoritetet policore për t'ua hequr një të paftuar.

Një gjarpër masiv ishte futur në banjën e tyre, ndërsa pronarët e shtëpisë thanë se e kishin të pamundur të merreshin me të.

Gjarpri, që s'iu bë i ditur lloji, kishte ngjyrë të zezë dhe ishte mbi një metër i gjatë. Ai u hoq me sukses dhe u dërgua në një lokacion më të sigurt.

Një gjë e tillë nuk është e pazakontë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në disa shtete, përfshirë edhe Floridan, gjarpërinjtë, aligatorët dhe krokodilët dinë të jenë prezentë nëpër shtëpi private, pishina apo në oborre.