Kuriozitet

Momenti kur krokodili gjigant ‘kafshoi’ dronin

Dane Hirst. Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur kamermanit Dane Hirst, teksa po filmonte një kopsht zoologjik në Australi.

Ai kishte aktivizuar dronin, duke e lëshuar më afër lumit, derisa një krokodil u shfaq papritmas. Ky i fundit hapi gojën masive dhe goditi dronin.

Hirst tha se në momentin kur krokodili u shfaq në kuadër, pamja e kamerës u errësua dhe nuk e kuptoi se çka ndodhi.

Si ‘kujtim’, krokodili ka lënë shenjt e dhëmbëve në dron.