Miss Papa New Guinea ka humbur kurorën e më të bukurës pasi kishte shpërndarë një video duke vallëzuar ‘twer’ në TikTok, me kritikët që e kanë vlerësuar këtë incident si në mospërputhje me kulturën e popullit.
25-vjeçarja Lucy Maino, që ka shërbyer edhe si bashkëkapitene e kombëtares së futbollit, u përball me shumë akuza e kritika pasi ndau videon e vallëzimit në aplikacionin e njohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse videot e tilla janë të zakonshme në aplikacion, videoja e Mainos ishte cilësuar si jo e denjë për një grua shembull.
Video ishte fshirë nga ajo, por tashmë gjendet në shumë platforma online.
Pasi doli video dhe u shtuan kritikat ndaj saj, Mainos i është hequr edhe titulli i më të bukurës, nga juria e garës së bukurisë.
“Qëllimi ynë kryesorë është fuqizimi i grave. Jemi platformë unike e bukurisë që promovon trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale për njerëzit dhe popullin tonë. Ne promovojnë vlerat e vetëbesimit, vetëvlerësimit, integritetit dhe shërbimeve në komunitet me një fokus paralel në edukim”, ka thënë juria.