Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Kreu i shtetit shqiptar kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.
Gjithashtu Presidenti, nuk ka përtuar që të postojë edhe përgjigjen e një prej komentuesve, i cili thotë se “votat kanë bërë seks me njëra-tjetrën” e për pasojë janë shtuar.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit”, shkruan Meta.

Artikuj të ngjashëm
-
Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme
-
Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian
-
Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare
-
Meta e konsideron të jashtëligjshëm vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor
-
Meta: Shtyrja e zgjedhjeve, mundësi që palët të dialogojnë