Mercedesi i zi, seria 230/6 W 114 ose i njohur si Mercedesi i Titos dhe rreth 50 automjete luksoze dhe dhjetëra motoçikleta ishin pjesë e ekspozitës "Skopje Classic Day - 2018", që u mbajt të dielën në Shkup.
Në mesin e oldtajmerëve më interesantë ishin rreth dhjetë të tillë që u sollën nga Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Gjermania, që ishte hera e parë e tyre që shfaqen në Maqedoni, raporton AA.
Automjetet e ekspozuara ishin më të vjetër se 35 vjet, që ishte edhe kushti për të marrë epitetin e oldtajmerit.
Një mostër shumë interesante për vizitorët ishte automjeti historik, i ruajtur mirë, që le përshtypjen se tani ka dalë nga fabrika, Mercedes Benzi 230/6 W 114, ose i njohur si Mercedesi i Titos, i cili u shfaq për herë të parë në Shkup.
Krahas tij, vëmendjen e vizitorëve e tërhoqi edhe Fordi kuq e bardh nga viti 1959.
Organizatorët planifikojnë ta kthejnë ngjarjen në një traditë.
-
“Automjetet taktike të Mercedesit”, Maqedonci tregon për takimin me drejtorin e kompanisë gjermane
-
Markat më të njohura të veturave në Ballkan
-
Mbi 250 vetura klasike nga Belgjika do të vijnë në Kosovë
-
Qyteti që njihet si shtëpia e Mercedes-Benz dhe Porsche
-
Si duket vetura me të cilën Mercedesi konkurron modelet më luksoze në botë