Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih e ka takuar drejtorin ekzekutiv të njësitit për automjete taktike ushtarake të kompanisë gjermane, Mercedes.
Ai ka thënë se me këtë kompani, Kosova vitin e kaluar ka realizuar kontratë trivjeçare për furnizim me automjete të tilla, të cilat i ka cilësuar si ndër më të njohurat në inventarin e ushtrive.
“Ne realizuam sot takim me drejtorin ekzekutiv të Mercedesit, pra të pjesës së automjeteve taktike ushtarake që i prodhon Mercedes, me të cilët vitin e kaluar kemi realizuar një kontratë trevjeçare për furnizim me automjete taktike nga firma Mercedes, automjete taktike ushtarake që janë ndër më të njohurat në inventarin e ushtrive të botës”, ka thënë Maqedonci për televizionin publik.
Maqedonci po ashtu ka pasur takime edhe me homologët nga Shqipëria e Kroacia për aleancën ushtarake, Kosovë-Shqipëri-Kroaci.
-
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë
-
Maqedonci: Autoblinda ushtarake “Shota” do të prodhohet edhe në Kosovë
-
Maqedonci flet për situatën e sigurisë me ambasadorin gjerman
-
Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan