Mercedesi e ka quajtur “Haute Voiture” serinë e veturave me të cilat mendon t’i bëjë konkurrencë modeleve më luksoze në botë, shkruan AutoExprres.
Seria është e kufizuar në vetëm 150 njësi, dhe baza është Maybach S680, versioni më luksoz i klasës S.
"Elementet ekskluzive të dizajnit janë ato që e bëjnë Mercedes-Maybach S-Class Haute Voiture një nga modelet më ekstravagante që kemi krijuar ndonjëherë. Vetura përfaqëson luksin e sofistikuar në formën e tij më të pastër", thotë Gorden Wagner, shefi dizajner i Mercedesit, duke theksuar se në këtë veturë përdoreshin komponentë që nuk janë parë kurrë më parë në një Maybach, e lëre më në një Mercedes.
Në pjesën e jashtme, vetura ka marrë një kombinim dyngjyrësh, i përbërë nga një blu detare në pjesën e sipërme dhe një nuancë rozë e butë në pjesën e poshtme. I njëjti stil ndiqet edhe në pjesën e brendshme.
Çdo klient merr një kuti dhuratë që përmban një pllakë me numrin serial të veturës.
Çmimi i veturës nuk është bërë i ditur, por besohet të jetë rreth 300 mijë euro.
Edhe
Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta
Kjo e afroi Maybachin me ofertën e markave më ekskluzive si Bentley dhe Rolls-Royce.
{gallery}