BMW, Audi dhe Mercedesi janë tri markat premium të veturave, për të cilat kosovarët kanë shprehur më së shumti interesim më 2023, sipas të dhënave të “Compare the Market” dhe “Google Trends”.
Siç shkruan “Index” në Kroaci, bazuar në kërkimet në internet, këto tri marka vazhdojnë të dominojnë në shumicën e shteteve të Ballkanit.
Toyouta ngel brendi më i njohur në botë, duke dominuar në 64 shtete të botës në kërkimet në internet. Surpriza është Tesla që ka dalë kryesorja në 29 vende të botës. Tesla ka zhvendosur BMW-në që doli më e popullarizuara në 26 shtete. Audi e Mercedesi vijnë pas tyre.

Në shtetet e rajonit, BMW-ja dominon në Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Serbi. Pas tyre janë Audi e Mercedesi. Dallim në Bosnje, Kroaci, Mal të Zi e Serbi përbën Tesla që ka hyrë në top treshe.
Pavarësisht interesimit në këto brende premium, sipas të dhënave zyrtare, në tregun në Kosovë dominon ndjeshëm Volkswageni.