Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mënyra më e lehtë për ta hapur një lëpirëse

Një mënyrë e lehtë për ta hapur lëpirësen

Ka dy shtresa të letrës që e mbështjellin një lëpirëse dhe kjo është ajo që e bën atë pak të vështirë për ta hapur.

Në të vërtetë prodhuesi apo më mirë të themi ai që e paketoi atë e ka menduar të jetë e lehtë. Por ky proces nuk konsiderohet të jetë i lehtë nga konsumuesit e lëpirëseve.

Për këtë shumë njerëz në rrjete sociale kanë bërë eksperimente të ndryshme e këshilla se si të hapet një “sheqer me shkop”.

Mënyra më e lehtë po konsiderohet të jetë ajo që letra vetëm përdridhet nga kahu i kundërt në të cilin është dredhur për t’u paketuar tashmë.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi