Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macet kanë 276 shprehje të ndryshme të fytyrës

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten nëse fytyrat e maceve po thoshin diçka sa herë që mblidheshin bashkë, ka shumë mundësi që ta kenë bërë një gjë të tillë.

Në një studim të botuar në revistën “Behavioral Processes” muajin e kaluar, dy shkencëtare amerikane numëruan 276 shprehje të ndryshme të fytyrës kur macet shtëpiake ndërvepruan me njëra-tjetrën.

"Studimi ynë tregon se komunikimi i maceve është më kompleks sesa supozohej më parë", tha për CNN bashkautorja e studimit, Brittany Florkiewicz.

Florkiewicz shpjegoi se macet e zbutura janë zakonisht më tolerante nga ana sociale sesa macet e egra për shkak të mënyrës se si jetojnë në afërsi me njerëzit, kështu që studiuesit prisnin të shihnin shprehje si në kontekste pozitive ashtu edhe në ato negative - por ishin befasuar kur "vëzhguan plot 276 shprehje të dallueshme të fytyrës”.

Për të mbledhur të dhëna, Scott filmoi 53 mace në një kafene të maceve. Nga 194 minuta video të mbledhura, ajo regjistroi 186 ndërveprime me mace.

Ato nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë do të thoshte secila shprehje e fytyrës së maces, por gjetën se 45.7% të shprehjeve ishin miqësore dhe 37% ishin agresive.

Edhe Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji Lifestyle 1 muaj më parë Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji

Një shprehje miqësore tregohet kur macja lëviz veshët përpara dhe mbyll sytë, kurse agresive kur macja ka bebëza të zgjeruara dhe veshët e ngjeshur prapa kokës.

Studiueset kanë thënë se qëllimi i tyre në të ardhmen është të gjejnë se çfarë kuptimi kanë shprehjet e tjera të fytyrës së maceve.