Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lopët ikin nga ferma, ia mësyjnë qytetit

Një grumbuj lopësh u arratisën nga një fermë në Maryland (SHBA), e dikur vonë u pa duke ecur rrugëve të qytetit. Upi shkroi se për rastin është njoftuar edhe policia lokale, duke shtuar se lopët kishin dalë së bashku nga rrethi i fermës.

Kafshët kishin qarkulluar në disa lokacione, e pavarësisht se autoritetet nisën kërkimin për t’i kapur, ato vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve, në veçanti të fermerëve që dinë si t’i kapin lopët e ikura.

Ende s’dihet se kujt i takojnë, derisa së fundmi u panë në jug.

Artikuj të ngjashëm