Rreth një vit më parë, Mohammad Arif gjeti një lejlek të lënduar në fushat e tij në Indi.
Ai e mori zogun në shtëpi dhe u kujdes për të deri kur u shërua, shkroi BBC.
Arif mendoi se lejleku do të kthehej në botën e egër sapo të shërohej, por lejleku qëndroi me të.
Rrallë ndodhë që lejleku të ndahet nga ai.
“Nganjëherë fluturon për disa ditë, por gjithnjë kthehet në lindje të diellit”, tregoi Arif.
Edhe
India liron pëllumbin që u arrestua si “spiun kinez”
Arif tregoi se asnjëherë nuk e mban mbyllur lejlekun, por e lë të lirë të shkojë ku të dojë.