Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Leopardi sulmon një qen që po flinte i qetë, reagimi i tij habiti shumë njerëz

Një qen endacak po flinte i shkujdesur në mes të rrugës, kur një leopard u hodh nga shkurret gati për ta sulmuar në Indi, shkruan DailyMail.

Në vend që të ikte, qeni me guxim filloi të leh me tërbim pa bërë asnjë hap prapa. Leopardi përfundimisht e kuptoi se ishte më mirë të kthehej nga vinte.

Video mblodhi mbi 120 mijë shikime, dhe shumë komentuan se qeni, edhe pse u mbrojt, ishte dukshëm i frikësuar.

"Ka frikë, por guxoi të mbrohej, ndaj ndoshta për këtë ka shpëtuar. Është e natyrshme të kesh frikë, por është gabim të ndalosh së luftuari nga frika", "Sulmi është forma më e mirë e mbrojtjes", "Nëse qeni ndihet nervoz, do të mbajë bishtin poshtë dhe ndoshta edhe do ta fusë mes këmbëve të pasme”, “Këtu qeni është vërtet i frikësuar ose ndihet jashtëzakonisht i prekshëm", janë disa nga komentet e njerëzve.