Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni trim luftoi me pumën që u fut në oborr

Kamerat e sigurisë po regjistronin në një lagje të Kalifornisë momentin kur qeni i një familjeje e shmangu me sukses sulmin e një luani malor, i njohur ndryshe si puma.

Upi ka publikuar pamjet kur qeni i llojit Schauzer e “kontrolloi” pumën që u fut furishëm në oborrin e shtëpisë.

Familjarët thanë se qeni i tyre pësoi disa lëndime, por ia doli që ta largonte nga oborri.

Banorët e shtëpisë e cilësuan si trim qenin e tyre që luftoi për afro 50 sekonda.