Pas tetë muajsh i mbajtur në izolim, një pëllumb u lirua nga akuzat e policisë indiane se ai ishte spiun kinez. AP-ja ka shkruar se pëllumbi ishte kapur në maj të 2023-s në një port në Mumbai me dy unaza të lidhura në këmbë me një mesazh në gjuhën kineze.
Policia fillimisht dyshoi se ishte i përfshirë në spiunazh dhe e mori atë, duke e dërguar në një qendër për trajtimin dhe mbajtjen e kafshëve.
Përfundimisht doli që pëllumbi s'kishte të bënte me spiunazh, por ishte zog garash në ujë të hapur nga Tajvani që kishte ikur dhe kishte marrë rrugën për Indi.
Me lejen e autoriteteve policore, zogu u transferua në Shoqatën e Bombeit për Parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve, e më pas u la i lirë.
Nuk është hera e parë që një shpend u kap nga India me dyshimin se ishte spiun i huaj.
Në 2020-n policia në Kashmir e kishte kapur një zog që dyshohej për spiunim, e edhe në 2016-n ishte kapur një pëllumb pasi dyshohej se shënjestër e kishte kryeministrin indian, Narendra Modi.