Kuriozitet

Kur u zhdukën vidrat, çdo gjë tjetër filloi të rrënohej

Kundër sfondit të ndryshimit klimatik, ekologjia e ndjeshme nënujore e Ishujve Aleutian të Alaskës po dëmtohet nga mungesa e vidrave.

Më 1970, Jim Esres udhëtoi për herë të parë për në Ishujt Aleutian të Alaskës. Ai ishte mirëpritur nga një oqean i mbushur me gjallesa prej gëzofi.

Çdokund ku biologu i ri shikonte, kishte vidra deti – duke kaluar kohë në shtretërit e algave, duke gjuajtur iriqët e detit, duke shkëmbyer klithma me njëra-tjetrën.
Atë botë, tufa të këtyre krijesave karizmatike mbështollën arkipelagun e shtrirë, duke u mbledhur në “tufa, aq shumë sa ndonjëherë 500 përnjëherë”, ka thënë Dr. Estes, ekolog në Universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz.

“Kishte kaq shumë saqë nuk mundëm t’i numëronim”.

Tani, Dr. Estes ka thënë se më shumë se 90 për qind e tyre janë zhdukur. Për pak dekada, civilizimi i zhurmshëm ishte shndërruar në qytet fantazmash. “Mund të udhëtoni më shumë se 10 mile dhe të mos e shihni asnjë kafshë”, ka thënë ai.