Kuriozitet

A e dinit se kur muaji nis të dielën sjell gjithmonë një të premte me datën 13

Sunday

A e dini se muajt që fillojnë të dielën kanë gjithmonë një të premte me datën 13 brenda tyre. Muaji në të cilin jemi, pra muaji shkurt është një prej tyre. E diela, për shumicën prej nesh, është dita e fundit e javës por kjo nuk vlen për shumë vende nëpër botë. Në disa vende, dita e parë e punës fillon të dielën.

Ka disa fakte të çuditshme për të dielën.

-Fillimisht dita e fundit e javës, e diela, është emërtuar sipas Diellit. Ndryshe nga gjashtë ditët e tjera pothuajse çdo gjuhë në botë e ka nxjerrë fjalën për të dielën nga kuptimi “Dita e Diellit”.

-Në gjuhë të tjera sllave si polonishtja, ukrainishtja, kroatishtja dhe bullgarishtja, ndër të tjera, fjala për të dielën do të thotë “pa punë”.

-Në Kalendarin Diellor Thai, e kuqja është ngjyra e lidhur me të dielën, shkruan TheFactSite.

-Në kulturën romake, e diela ishte dita e Zotit të Diellit. Në paganizëm, dielli ishte burimi i jetës dhe dhurues i ngrohtësisë për njerëzimin. Prandaj, ai ishte qendra e një kulti popullor mes romakëve, të cilët do të qëndronin në agim të dielën për të kapur rrezet e para të diellit duke u lutur.

-Shumë vende, kryesisht në Evropë si; Franca, Suedia, Gjermania dhe Belgjika (por edhe vende jo-evropiane si Peruja), zgjedhin t’i mbajnë zgjedhjet kombëtare dhe lokale të dielën, qoftë me ligj ose me traditë.

-Në shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme, e diela është dita e parë e javës së punës.

-Në vitin 321 pas Krishtit, Perandori Romak Konstantini I, vendosi që e diela të ishte një ditë pushimi për të gjithë, përveç atyre që merreshin me punë bujqësore.

-Muajt që fillojnë të dielën kanë gjithmonë një të premte me datën 13 brenda tyre dhe muaji shkurt në të cilin jemi është një prej tyre.

-Mund të gjobiteni deri në 1,000 dollarë për fishkëllimë të dielën në Salt Lake City, Utah.

-Shumë gazeta të përditshme amerikane dhe britanike botojnë edicione më të mëdha të dielave, shpesh duke përfshirë shirita komikë me ngjyra, një revistë dhe ndonjëherë një botim paralel së bashku me një gazetë motër.

-Në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e dramave televizive si; Downton Abbey, Call The Midwife, Lark Rise to Candleford dhe Heartbeat zakonisht transmetohen të dielën në mbrëmje.

-Emisioni televiziv britanik Antiques Roadshow është transmetuar gjithmonë të dielën që nga viti 1979.

-Turnetë profesionale të golfit shpesh përfundojnë të dielën. Gjithashtu edhe shumica e ngjarjeve të motorsporteve si MotoGP, Formula One dhe garat NASCAR Sprint Cup zhvillohen të dielën, me të shtunën që zakonisht është dita e kualifikimeve për garën.

-Cold Sunday është emri që i është dhënë së dielës, 17 janar 1982, kur ajër jashtëzakonisht i ftohtë u përhap në SHBA nga Kanadaja dhe uli temperaturat në pjesën më të madhe të shteteve shumë më poshtë rekordeve të mëparshme.

E ndërsa java po mbaron, ndoshta kjo ditë është një ditë për të pushuar, reflektuar dhe rifilluar javën e ardhshme.