Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kozmonauti rus shënon rekord, qëndroi më së gjati në hapësirë

Kozmonauti nga Rusia, Oleg Kononeko, ka shënuar rekord botëror duke qëndruar mbi 878 ditë në orbitë, ka shkruar Reuters të dielën.

Ai ishte ulur në stacionin hapësinor më 15 shtator të 2023-s në anijen kozmike Soyuz MS-24, së bashku me Nikolia Chuba, rus po ashtu dhe me amerikanen Loral O'Hara. Kononenko theu rekordin e Padalkas që kishte qëndruar 878 ditë, 11 orë, 29 miniuta dhe 28 sekonda.

“Unë fluturoj në hapësirë për të bërë gjënë time të preferuar, e jo për të shënuar rekorde...Jam krenar për të gjitha arritjet e mia, por jam më shumë krenar që rekordin për qëndrimin total të qëndrimit në hapësirë e mban ende një kozmonaut rus”, ka thënë ai për agjencinë ruse Tass.

Ky nuk është suksesi i parë i Rusisë në aspektin e arritjeve hapësinore.

Kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, është njeriu i parë që kishte udhëtuar për në hapësirë, në vitin 1961.