Anija kozmike, Soyuz, që bartte dy rusë dhe një amerikane nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ateroi në Kazakistan më 23 shtator, duke i dhënë fund qëndrimit rekord të dy rusëve në hapësirë.
Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub u kthyen në Tokë pasi qëndruan për 374 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të premten ata thyen rekordin për qëndrimin më të gjatë në stacion. Në Tokë u kthye edhe amerikania, Tracy Dyson, e cila qëndroi në stacionin hapësinor për gjashtë muaj.
Tetë astronautë vazhdojnë të jenë në Stacionin e Hapësirës, përfshirë amerikanët Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët ishte dashur të ktheheshin në Tokë kohë më parë.
Dyshja amerikane shkoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në qershor si ekipi i parë i anijes së re kozmike Starliner e Boeingut. Por, udhëtimi i tyre për në hapësirë u përcoll me probleme për shkak të rrjedhjes së heliumit dhe agjencia hapësinore amerikane, NASA, vendosi se është shumë e rrezikshme që ata të kthehen në Tokë me anijen kozmike, Starliner.
Dy astronautët pritet të kthehen në Tokë vitin e ardhshëm me një anije kozmike të SpaceX./REL
-
Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi
-
Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë në evakuimin e parë mjekësor
-
Astronautët e NASA-s rikthehen në Tokë, pas 9 muajve të ngujuar në hapësirë
-
Trumpi i kërkon Muskut t’i kthejë 2 astronautët nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar