Në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, United Center, atmosfera mori një ngjyrim krejt shqiptar.
Para ndeshjes mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers, në arenë u shfaq një ansambël nga komuniteti shqiptar në Illinois, i ftuar nga klubi vendas.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët që shihen të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe ritëm që tërhoqi vëmendjen e publikut amerikan.
Të pranishmit që mbrëmjen e 1 prillit ndoqën nga afër ndeshjen e NBA-së patën një mundësi të veçantë për t’u njohur me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.
Në United Center u organizua “Nata e Trashëgimisë Shqiptare”, një aktivitet i iniciuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në shtetin e Illinois.
Edhe
Finalja e Red Bull Wings Cup -16 finalistë garuan për një biletë drejt Miamit
"Mbrëmë në United Center shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago - me përfaqësim nga të gjitha trevat tona. Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe na mbështetën", thuhet në falënderimin pas ndeshjes nga shoqata "Komuniteti Shqiptar në Illinois".
Ngjarja solli elemente të kulturës tradicionale shqiptare para një audience të gjerë, duke e kthyer mbrëmjen sportive në një platformë prezantimi kulturor.
Performanca u prit me interes dhe entuziazëm, duke e kthyer këtë moment në një nga paraqitjet më të veçanta kulturore në një ndeshje të NBA-së.
Pamjet nga performanca janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje dhe reagime pozitive për kulturën shqiptare.
Edhe
Nga kampuset universitare dhe kualifikimet online në skenën ndërkombëtare: 16 finalistë synojnë Miami-n në finalen e Red Bull Wings Cup
VIDEO:
Here is a better video for you! I can send this to you. pic.twitter.com/pYc03AR1WZ
— Edøn (@edonpresheva) April 3, 2026