Një kaproll autokton i është afruar shumë qytetit të Kamenicës të shtunën në mesditë, ka bërë të ditur autori i emisionit “Wildlife” në Kohavision, Arian Mavriqi, nëpërmjet një fotografie të postuar në Facebook.
Mavriqi ka bërë thirrje që njerëzit të vetëdijesohen e këto krijesa të lihen të lira.
“Çfarë befasie sot, ky bukurosh (kaprolli autokton), pozoi para kamerës sime, afërsisht kah ora 12:00, shumë afër qytetit të Kamenicës. Ndonëse ishte i lodhur dhe dëgjoheshin qentë e gjuetisë shumë afër, unë shpresoj që të vetëdijesohemi dhe këto krijesa të mrekullueshme të jenë përfundimisht të lira dhe të ndihen rehat”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm