Gjendja me zjarre në Komunën e Kamenicës vazhdon të jetë shqetësuese, ka thënë kryetari Kadri Rahimaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në natyrë dhe t’i shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr.
“Kryetari u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në natyrë dhe t’u shmangen veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr. Ai po ashtu u kujtoi pronarëve të pronave private se ndezja e zjarreve është e ndaluar dhe paraqet rrezik serioz për jetën dhe mjedisin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
Rahimaj ka postuar edhe foto të zjarreve në Kamenicë, ku ka ndërhyrë edhe KFOR-i.
“Pavarësisht lodhjes dhe faktit që nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi, zjarrfikësit po japin maksimumin për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Qendra e Zjarrfikësve është në koordinim të plotë me Agjencinë për Menaxhim Emergjent, si dhe me ekipet profesionale të KFOR-it, për të garantuar ndërhyrje sa më efikase në çdo vatër,” tha Rahimaj.
-
Rahimaj thotë se i ka bërë 40 milionë euro investime në Kamenicë
-
Rahimaj i LVV-së e takon diasporën e Kamenicës
-
Në Kosovë ditëve të fundit 633 zjarre, 23 të arrestuar për zjarrvënie
-
11 vatra aktive zjarri, u kërkua edhe angazhimi i KFOR-it
-
19 vatra zjarri aktive në Kosovë, në tri komuna situatë më e rëndë