Autoritetet e Teksasit ia dolën ta largonin me sukses një aligator të rrallë, që ishte fshehur nën veturën e një personi, shkruan “Upi” të enjten.
Sipas njoftimit, aligatori me ngjyrë të rrallë thuhet të jetë zbutur si kafshë shtëpiake, por që pronari i tij nuk është bërë i ditur.
Rastin e raportoi në polici pronari i veturës, derisa aligatori u hoq dhe u dërgua “në mbajtje” për të pritur nëse do të lajmërohet pronari i mundshëm i kafshës.
Raste të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të rralla.
Sivjet u bënë virale pamjet e një aligatori gjigant që e kishte bllokuar një rrugë kryesore në Florida. Sezoni i verës konsiderohet koha kur aligatorët e kryejnë procesin e çiftëzimit, me ç’rast dalin në kërkim të partnerit.