Pak e habitshme të ndodhë diçka e tillë në Zvicrën e rregullave strikte, por ja që ka ndodhur.
Sot, e enjte, pak pas orës 12 policët e Winterthurit u habitën jo pak kur panë në rrugën qendrore të qytetit këtë pamje që po e shihni: një kamion i vogël, i ngarkuar mbi një kamion pak më të madh.
Veç pamjes së “papërshtatshme”, edhe mënyra e ngarkimit të kamionit mbi kamion nuk i plotësonte kërkesat për siguri, ka konstatuar policia, shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ngarkesa (kamioni i vogël) varej pjesërisht përtej mburojave të kamionit ku ishte ngarkuar dhe nuk ishte shenjëzuar në mënyrë të qartë, thotë policia.
Shoferi, për të vazhduar transportimin e kamionit është detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër dhe krahas kësaj, ai do të marrë dënimin e merituar.
-
Rimorkio e kamionit mbetet nën mbikalim në një autostradë në Kanada
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Bllokuan rrugën me kamion në Zubin-Potok, dy të arrestuar
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie