Policia e autostradës në Ontario të Kanadasë ka bërë të ditur se rimorkio e një kamioni mbeti nën një mbikalim të autostradës.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur kur kamioni u përpoq të kalonte urën me rimorkion e ngritur.
Policia Provinciale e Ontarios postoi një video në Twitter që tregonte rimorkion e ngulitur mes rrugës dhe mbikalimit të këmbësorëve mbi autostradën 401 në Mississauga.
Shoferi nuk u lëndua nga aksidenti, bëri të ditur Policia.
Një postim vijues në Twitter, Policia tha se inxhinierët e Ministrisë së Transportit të Ontarios po ekzaminonin mbikalimin për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga kamioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamioni devijon nga rruga në Badoc
-
“Ëmbëlsohet” autostrada në SHBA pas aksidentit të kamionit që transportonte çokollatë
-
Rrëzohet kamioni që bartte domate, bllokon rrugën në SHBA
-
Tonë me avokado u derdhën në autostradën e Kalifornisë
-
Kanadaja fton vozitësit të mos i lejojnë kaprojtë t’iu afrohen veturave