Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kafeneja që bën bashkë kulturat e ndryshme

Një kafene në Melburn po i bën bashkë gratë emigrante dhe studentë të universitetit që ofrojnë ushqime të gatuara për njerëzit larg vendit të tyre të origjinës. Ky partneritet i pazakontë i lejon studentët e marketingut të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe u ofron punë grave emigrante

Luisa Vitale u largua nga Samoa për në Australi pothuajse 30 vjet më parë dhe në atë kohë mezi fliste anglisht.

Për vite me radhë ajo kujdesej për familjen, por tani ajo dëshiron të ndërtojë karrierën.

Për gati tetë muaj tashmë, Vitale ka punuar në “Meals with Impact”, një kafene që u ofron punë grave emigrante dhe refugjate për të ndërtuar besimin dhe aftësitë e tyre.

Vitale dëshiron të hapë biznesin e saj ushqimor për të ndihmuar samoanët.

“Kur vini nga Samoa nuk keni asgjë këtu si emigrantë, nuk keni as ushqim e gjëra të tilla, andaj unë dua të hap një biznes për t’i ndihmuar ata”, thotë Vitale.

Edhe Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë Reklama 1 j. më parë Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë

Menyja në kafenenë “Meals with Impact” ndryshon rregullisht në mënyrë që të pasqyrojë kulturat e shumta nga vijnë gratë që ajo punëson.

“Ato dinë si t’i kryejnë disa punë njëkohësisht, janë kuzhiniere të mrekullueshme”, thotë bashkëthemeluesja e “Meals with Impact”, Nikki Blanch.

Ideja pas krijimit të “Meals with Impact” erdhi gjatë pandemisë COVID-19, kur kishte nevojë për pjata të përshtatshme kulturalisht për të ushqyer komunitetet emigrante që kalonin bllokimet e Melburnit në banesat publike.

Rrjeti i biznesit tani ka ndihmuar 40 gra emigrante të gjejnë punë në bizneset lokale.

Studentët nga RMIT gjithashtu ndihmuan sipërmarrjen duke hulumtuar dhe zhvilluar një strategji marketingu.

Linda Truong ka publikuar video në mediat sociale për ta ndihmuar kafenenë.

“Origjina ime është nga një familje emigrantësh dhe në këtë mënyrë disi mund të lidhem pak me të”, shpjegon studentja e biznesit.

Edhe “Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut Botë 1 muaj më parë “Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut

Dhe përtej stafit të kafenesë, klientët janë gjithashtu këtu për diçka pak më ndryshe.

“Erëzat që përdorin janë shumë të këndshme”, thotë klienti Phillip Wong.