Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Jo të gjitha pandat janë bardhë e zi, studiuesit zbulojnë pse disa kanë ngjyrë tjetër

Një grup pandash dallojnë nga ato të zakonshmet që njohim me ngjyrën bardh e zi. Këto krijesa me ngjyrë kafe dhe të bardhë jetojnë në një mal në Kinë. Tani shkencëtarët kanë zbuluan misterin e ngjyrës së tyre.

Studimi i pandave ka treguar se ato kafe-bardhë janë rezultat i variacionit natyror, dhe nuk kanë lidhje me ndonjë specie tjetër nga e kaluara.

Panda e kafenjtë e para e njohur për shkencën ishte një që ishte emëruar Dandan. Një banor e pati gjetur në malet Qinling në vitin 1985. Panda ishte mbajtur më pas e mbyllur deri kur ngordhi në vitin 2000, shkroi CNN. 

Që nga zbulimi i Dandanit, janë raportuar 11 të tjera që janë parë.

Pandat hyjnë në listën e specieve të cenueshme, por megjithatë nga viti 2021 është vërejtur shtimi i tyre kështu që nuk hyjnë më në grupin e kafshëve të rrezikuara.

Edhe Zbulohet një specie e re majmuni Kuriozitet Zbulohet një specie e re majmuni

Nga analizimi i tyre, studiuesit gjetën se panda e kafenjtë kishte më pak melanosome, struktura të vogla që gjenden në qelizat përgjegjëse për pigmentin e lëkurës dhe qimeve te kafshët.

Por, sipas studiuesve, ajo që e shkakton këtë ka gjasa të lidhet me mjedisin specifik ku jetojnë që është në malet kineze.