Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Insektet në meny, llojshmëri në zgjedhje

Ndërrimi i biftekëve me bulktha mund të zvogëlojë ndotjen e gazit serrë dhe të ngadalësojë zhdukjen e specieve, por të bindësh njerëzit t'i hanë ato do të jetë e ndërlikuar.

Larvat e ngjashme me krimbat - një lloj brumbulli i zi me shkëlqim - dhe bulkthat e shtëpisë do të bëhen insektet e treta dhe të katërta që mund të shiten si ushqim për njerëzit në Bashkimin Evropian. Tetë aplikime të tjera presin miratimin.

BE-ja i dha dritën jeshile shitjes së larvave në formë pluhuri, të ngrirë, dhe të tharë, raportoi DW.

Për shumë evropianë, mendimi për të ngrënë krijesa që tunden ose zvarriten në çfarëdo forme nuk është tamam tërheqës. Por insektet, tashmë një delikatesë në restorantet e nivelit të lartë në mbarë botën, janë një pjesë normale dhe e shëndetshme e dietave në vendet nga Meksika në Tajlandë. Ata gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe bizneseve që kërkojnë të pastrojnë bujqësinë dhe të ushqejnë popullsinë në rritje të planetit.

Nëse bulkthat e skuqur dhe sallatat me krimba zëvendësojnë biftekët dhe hamburgerët, ata mund të luajnë një rol të vogël në ndalimin e zhdukjes së specieve dhe frenimin e ndryshimeve klimatike.

Vendimi i Komisionit Evropian për të aprovuar dy insekte të reja si ushqime për njerëzit nuk duket të jetë pjesë e një shtytjeje për të ndryshuar dietën, megjithatë thotë se konsumimi i insekteve “kontribuon pozitivisht në mjedis dhe shëndet”.