Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Indiani Gowda “thyen” rekordin e Usain Boltit në 100 metra

Një punëtor i ndërtimit nga India duket se ka arritur “të thyejë” rekordin e atletit, Usain Bolt në 100 metra, me ndihmën e dy buajve.

Srinivasa Gowda, 28, nga Karntaka, jug-perëndimi i Indisë, ishte pjesëmarrës në Kambala – një garë ku njerëzit bëjnë sprinte më shumë se 100 metra në fusha të orizit derisa mbajnë dy buaj, shkruan Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Kujtojmë se kampioni olimpik kishte vendosur rekord botëror në vitin 2009, duke përfunduar garën në 100 metra për 9.58 sekonda, kurse Gowda raportohet të ketë përfunduar 100 metra për 9.55 sekonda, transmeton Koha.net.

Në total raportohet se ai ka përfunduar garën në distancë prej 142.4 metra për 13.62 sekonda.

Pas kësaj performance të tij, dyshohet se 28 vjeçari ka marrë ftesë për stërvitje nga ekipi kombëtar i Indisë në atletikë.

Madje, ministri indian i sportit, Kiren Rijiu ka postuar në Twitter një foto të tij duke thënë se top trajnerët e vendit duhet ta trajnojnë atë.