Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Identifikohet viktima më e vjetër e murtajës

Shkencëtarët kanë identifikuar një pretendent të ri për “pacientin zero” për murtajën apo e njohur si “Vdekja e Zezë”.

Një person i cili vdiq para më shumë se 5000 vjetësh në Letoni ishte infektuar me llojin më të hershëm të sëmundjes, sipas provave të reja.

Murtaja përshkoi përmes Evropës në vitet 1300, duke zhdukur gati gjysmën e popullatës, raporton BBC.

Valë më të vonshme vazhduan të godasin rregullisht gjatë shekujve, duke shkaktuar miliona vdekje.

“Deri tani kjo është viktima më e vjetër e murtajës që kemi”, ka thënë doktori Ben Krause-Kyora.

Edhe Murtaja 700 vjet më parë ndikon shëndetin sot Botë Murtaja 700 vjet më parë ndikon shëndetin sot

Ai ishte varrosur me tre të tjerë. Shkencëtarët analizuan ADN-në nga eshtrat dhe dhëmbët e tyre dhe i testuan për bakterie e viruse.

Ata u befasuan kur gjetën se një burrë në të njëzetat ishte infektuar me një lloj të vjetër të murtajës, i shkaktuar nga bakteria “Yersinia pestis”.