Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë, ka shkruar “NASA Earth” në faqen e saj në Facebook të shtunën.
Shkrimit ia bashkëngjiti fotografitë satelitore të liqeneve. Imazhi u shkrep më 19 gusht 2022.
Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.
Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18 mijë vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së Akullnajave. Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, shkruan NASA.
Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit./EA
-
“Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
-
Pikat më të mira turistike të liqeneve në Evropë
-
Kur natyra bashkon tri shtete, misioni për ta shpëtuar Liqenin e Prespës
-
Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës
-
Ndryshimet klimatike dhe njeriu po zhdukin liqenet