Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pikat më të mira turistike të liqeneve në Evropë

Liqenet janë me të vërtetë mrekulli e natyrës. Me ujërat vezulluese dhe reflektimet tërheqëse, liqenet transformojnë të gjithë vendin. Përveç bukurisë së tyre, liqenet janë edhe pika të dashura turistike gjatë ditëve të ngrohta të verës.

Në vazhdim do të njihemi me 5 liqenet më të mira për t’u vizituar në Evropë.

Liqeni Komo

Liqeni i Komos, i njohur gjithashtu si “Lario” në rajonin e Lombardisë së Italisë është liqeni i tretë më i madh në Itali dhe një nga destinacionet më të bukura të vendit. Ky liqen përmban qytete dhe fshatra të bukura përreth, vila prestigjioze dhe kopshte magjepsëse. Peizazhet e Liqenit të Komos u ofrojnë vizitorëve përvoja unike dhe të paharruara, ngase momentin që do ta vizitoni këtë liqen do të ndiheni sikurse jeni në ëndërr.

Liqeni i Gjenevës

Edhe Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës Arbëri Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës

Liqeni i Gjenevës është një nga liqenet më të mëdha të Evropës që përfshin Francën dhe Zvicrën. I vendosur poshtë vargmalit të bukur malor të Alpeve, liqeni akullnajor është i njohur për ujërat e tij të kaltër dhe të akullt, formën e tij të mrekullueshme të gjysmëhënës, fshatrat përreth si dhe kështjellat dhe qytetet e shumta tërheqëse që rrethojnë brigjet e tij. E gjithë kjo pasuri e shndërron Liqenin e Gjenevës në një vend përrallor.

Liqeni i Ohrit

Një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është Liqeni i Ohrit. I vendosur në kufirin midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore, Liqeni i Ohrit gëzon një vendndodhje fantastike me male, kodra dhe me pamje nga kisha ortodokse maqedonase e Shën Gjon Teologut. Ky liqen është një nga më të vjetrit në botë dhe gjithashtu një nga më të bukurit, që vlen të vizitohet. Kjo pjesë e Ohrit është shtëpia e një lagjeje të vjetër me rrugë me kalldrëm dhe e mbushur me kisha mesjetare, manastire, rrënoja historike dhe shtëpi tradicionale me çati të kuqe.

Liqeni i Bledit

Një nga liqenet më piktoreske në Evropë konsiderohet të jetë liqeni akullnajor i Bledit. I vendosur në Alpet Juliane në Slloveninë Veriperëndimore, liqeni i Bledit tërheqë një numër të madh të vizitorëve, sidomos gjatë stinës së ngrohtë të verës. Pika tërheqëse kryesore e tij është ishulli Bled, vend pyjor në të cilin ndodhet Kisha e Zonjës e shekullit XVII-të dhe sahatkulla e saj në stilin barok. Vizita në këtë liqen, i cili përmban atraksione spektakolare mund të shndërrohet në një udhëtim unik.

Liqenet e Plitvicës

Edhe I kanë nga një milion vjet, NASA shkruan për mrekullitë e liqeneve të Ohrit dhe Prespës Kuriozitet I kanë nga një milion vjet, NASA shkruan për mrekullitë e liqeneve të Ohrit dhe Prespës

Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës është parku kombëtar më i vjetër në Evropën Juglindore. Ky park është i njohur në gjithë kontinentin për bukurinë e tij dhe kodrat që janë shtëpia e gjashtëmbëdhjetë liqeneve që lidhen së bashku me ujëvara. Ky vend do t’u pëlqej sidomos adhuruesve të jetës së egër. Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës është një nga vendet e pakta në Evropë ku ende bredhin kafshët e egra. Për këtë arsye është atraksioni turistik më i njohur në Kroaci.

Liqenet janë ndër bukuritë më të mëdha që përmban planeti ynë. Prandaj, vizitimi i tyre do të ishte ndër përvojat më fantastike gjatë verës.