Nganjëherë lidhjet martesore përfundojnë keq, por pjesa më e rëndë është kur në mesin e tyre përfshihen edhe kafshët e pafajshme.
Në veçanti, kur këto kafshë fajësohen për ndarjet e pronarëve të tyre.
Ky qen i pafajshëm në Oklahoma, SHBA, ishte lidhur në një karrige për gati 2 vjet dhe nuk kishte as ujë e as ushqim për të ngrënë. Kjo krejt pasi pronari i tij, që e kishte marrë këtë haski bashkë me gruan, përfundoi me divorcim.
Në mënyrë mizore, ai iu hakmor qenit pa asnjë faj, pasi gruaja e la. Ai nuk arriti t’i hakmerret gruas kështu që zgjodhi qenin që e kishin të përbashkët.
Disa aktivistë për të drejtat e kafshëve e kishin gjetur qenin pothuajse tërë eshtra, në një kontroll rutinor nëpër shtëpi të ndryshme në Oklahoma.
Nuk vonuan dhe shpëtuan haskin. Atë e dërguan në strehimore, e pastruan dhe e ushqyen menjëherë. Sidoqoftë, ai vazhdoi të ketë probleme shëndetësore, por megjithatë, aktivistët arritën ta shpëtonin e ta qetësonin.
Haski tash është nën kujdesin e duhur shëndetësor.
Edhe
Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë
Pas ca vitesh, haski veçse ka marrë ndryshimin e duhur. Trupi i tij ka ndryshuar, qimet e madje ka fituar peshën e duhur.
“Pet Angels”, një strehimore në Oklahoma, ka publikuar fotografi para dhe pas shpëtimit të haskit, dhe sigurisht ndryshimi i tij është i mahnitshëm. Madje, një fotografi e tij reflekton edhe lumturinë e haskit.
{gallery}